Arijanet Muric është gati për ndeshjet me Danimarkën e Bullgarinë

Arijanet Muric është gati për ndeshjet me Danimarkën e Bullgarinë

Sport March 18, 2019 - 21:48
Lexo Detajet

Arijanet Muric tashmë gjendet në Prishtinë dhe i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Portieri i talentuar i “Dardanëve”, Arijanet Muric, i është bashkuar skuadrës së Kosovës dhe është në dispozicion të Bernard Challandes para ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Danimarkën e Bullgarinë, raporton Express.

Muric ka publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook duke treguar se është gati për ndeshjet e 21 dhe 25 marsit.

Muric pritet të jetë titullar në ndeshjet që Kosova do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet reagimi i Bernard Challandes, kur u pyet për shiritin e kapitenit, pasi edhe Valon Berisha e Hekuran Kryeziu do të mungojnë – ky i fundit mund të rikuperohet për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë.

“Hekurani mund të jetë kapiten. Valoni mungon dhe nëse Ujkani është rezervë, Hekurani ka karakter. Nëse nuk luan Hekurani, duhet ta gjejmë dikë tjetër”, tha Challandes në një konferencë për media në Prishtinë.

">http://