Trajneri i Kosovës tregon nëse futbollistët kanë pasur probleme me vizat për të udhëtuar në Itali

Trajneri i Kosovës tregon nëse futbollistët kanë pasur probleme me vizat për të udhëtuar në Itali

Sport March 18, 2019 - 18:29
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 javë më parë ka mbajtur një turne në Romë të Italisë.

E veqanta e kësaj ishte se përzgjedhësi Ramiz Krasniqi kishte ftuar vetëm lojtarët që luajnë në Kosovë, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Krasniqi i ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjet, si dhe ka zbuluar edhe nëse kanë pasur probleme burokratike.

"Nuk ka qenë vështirë për viza, e kemi pasur punën më të lehtë se herave të tjera", tha Krasniqi në emisionin "90 Plus" në Zëri TV.

"E veqanta ishte që i kishim lojtarët 100% vendor nga Superliga, ku djelmoshat treguan nje paraqitje të jashtëzakonshme", vlerësoi Ramiz Krasniqi.

"Por, thënë drejt në fillim kisha një frikë të vogël se si do të paraqiteshin futbollistët shkaku i mos përgatitjeve të duhura", tha Krasniqi në mes të tjerash./Zëri/