'Qeqa' ka një mesazh të sinqertë pas problemeve të fundit në Federatë
Sport
March 17, 2019 - 23:05
Detajet
Gazetarja e njohur kosovare, Qëndresa Krelani 'Qeqa' ka një koment për 'turbulencat' e fundit në FFK.
'Qeqa' thotë se ky problem duhet të ishte i brendshëm në Federatë dhe jo të bëhet publik, shkruan Zëri.
"Bëhet fjalë për dy njerëz të zemrës së Fadil Vokrrit, Gramozin dhe Agim Ademi", tha 'Qeqa' në "Sports Show".
"FFK ka gabuar me konferencën, sepse nuk është dashur të trajtohen dy tema, ajo e Gramozit dhe premisë së klubeve", vlerësoi ajo.
"Ky diskutim duhet të jetë intern. Ka njerëz të pakualifikuar në FFK, por jo vetëm te ne, por edhe kudo në botë", përfundoi 'Qeqa'./Zëri/