Zyrtare: Kushtrim Mushica i bashkohet këtij ekipi

Zyrtare: Kushtrim Mushica i bashkohet këtij ekipi

Sport March 15, 2019 - 20:16
Lexoni detajet

Portieri i mirënjohur kosovar, Kushtrim Mushica, i është bashkuar skuadrës së Vushtrrisë, raporton Zëri.info.

Lajmi konfirmohet nga burime të Zëri.info pranë klubit vushtrrias.

Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, është në hall për portier pasi që Fabio Gjonikaj është lënduar derisa Burim Sadiku është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë së Pozheranit.

Vushtrria është lidere në Ligën e Parë me 44 pikë të mbledhura, kur kanë kaluar 19-të xhiro.

Mushica vite më parë është konsideruar një ndër portierët më cilësor në Kosovë.

Ai së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Prishtinës.

Mushica gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.

Karrierë ka bërë edhe me klube nga Shqipëria, Maqedonia dhe Ukraina.

'Bumin' si futbollist e ka arritur te Prishtina. /Zëri.info