Messi lë rivalitetin anash, befason me fjalët për Ronaldon

Messi lë rivalitetin anash, befason me fjalët për Ronaldon

Sport March 14, 2019 - 10:06
Detajet

Lionel Messi e ka lënë anash rivalitetin, teksa e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon pas shkëlqimit të tij në Ligën e Kampionëve.

Ish-superylli i Real Madridit, Ronaldo dhuroi një paraqitje mbresëlënëse për Juventusin të marten për ta kualifikuar skuadrën nga Torino në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pas disavantazhit prej dy golash, portugezi shënoi tre gola në “Allianz Stadium” për ta dërguar Juventusin në fazën tjetër, shkruan Zëri.

Image

Kësaj radhe, edhe Messi që shënoi dy gola mbrëmë në fitoren e Barcelonës kundër Lyonit, ka pohuar se është mahnitur nga paraqitja e Ronaldos.

“Unë mendova se kjo që ndodhi me Juventusin dhe Cristiano Ronaldon ishte e jashtëzakonshme”, tha fillimisht sulmuesi argjentinas.

“Unë mendoja se Atletico do të ishte më e forte, por Juventusi i mposhti ata dhe Cristiano kishte një mbrëmje magjike duke shënuar tre gola”, vlerësoi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Me këta tre gola, Ronaldo arrin në kuotën e 124 golave në Ligën e Kampionëve, si dhe në kuotën e tetë tre-golëshave në këtë kompeticion./Zëri/

Image