Zyrtare: Liria e shkarkon trajnerin Alberto Annese

Zyrtare: Liria e shkarkon trajnerin Alberto Annese

Sport March 01, 2019 - 18:41
Zbuloni detajet

Liria ka ndarë rrugët me trajnerin, Vincenzo Alberto Annese.

Edhe zyrtarisht, Vincenzo Alberto Annese nuk është më trajner i Lirisë.

Kështu ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes një komunikate të postuar në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Ky vendim i klubit prizrenas erdhi pas barazimit 1-1 me Gjilanin, që ishte ndeshja e katër me radhë pa fitore.

Njoftimi i Lirisë:

Liria ndahet me trajnerin Italian

Prizren, 1 mars. ‘Për shkak të rezultateve të dobëta të klubit, me një marrëveshje paraprake, KF Liria dhe trajneri italian, Vincenzo Alberto Annese, ndajnë rrugët, përkatësisht ndërprerjen bashkëpunimin. Deri në caktimin e trajnerit të ri, ushtrimet do t’i udhëheq asistenti i deri tashëm i tij, Alban Shala’.