U raportua për një lëndim serioz, Real Sociedadi sqaron lëndimin e Adnan Januzajt

Sport February 22, 2019 - 17:10
Detajet

Kohëve të fundit është përfolur se Adnan Januzaj ka pësuar një lëndim të rëndë, konkretisht se ka thyer fibulën.

Megjithatë këtë situate tani e ka komentuar edhe klubi i tij, Real Sociedad.

Përmes një shkrimi në ueb-sajtin zyrtar të klubit, Real Sociedadi ka bërë të ditur se lëndimi i futbollistit kosovar nuk është edhe serioz, shkruan Zëri.

Image

“Adnan Januzaj ka pësuar lëndim në fibula, por jo edhe thyerje. Nuk është lëndim serioz siç është raportuar në media”, thuhet fillimisht në komunikatën e Real Sociedadit.

“Jemi duke pritur për testet të mëtutjeshme për ta mësuar shkallën e lëndimit të lojtarit”, thuhet në mes të tjerash.

Ndryshe, Januzaj konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mira te skuadra e La Ligës, derisa këtë sezon në 15 paraqitje, ka dhuruar tri asistime./Zëri/