Futbollisti shqiptar bën ‘magji’, e parashikon edhe autorin e golit!

Sport February 21, 2019 - 12:55
Detajet

Flamurtari doli me një rezultat pozitiv këtë fundjavë që lamë pas, duke mundur Skënderbeun 2-0 në shtëpi.

Të shtunën vlonjatët udhëtojnë për në Tiranë për tu ndeshur me Partizanin kryesues.

Harmonia në ekip është e madhe, edhe pse kanë humbur 2 lojtarë të rëndësishëm si Alla dhe Torasa, të cilët u larguan për në Kinë.

Idriz Batha, ish-kapiten i të kuqve ka postuar një video në “Instagram” ku shfaqet Lejdi Liçaj duke bërë “magji” për Partizanin.

Ai madje parashikon edhe sfidën ku shprehet “0-1, kundërsulm me gol të Ribajt”. /Panorama

Image

 

Tashmë duhet të presim të shtunën në orën 17:00 për të vërtetuar nëse Liçaj është vërtet i saktë.