Kthehet ylli i madh, me 47 vjet e 118 kilogramë

Sport February 20, 2019 - 16:29
Detajet

Vitin e kaluar ishte lënduar kur me kokë i kishte rënë murit mbrojtës dhe për këtë arsye kishte munguar një vit. Për shkak se atëherë ishte 46 vjeç, nuk mendohej për asgjë tjetër përveç pensionimit, por...

Hokejisti legjendar, Jaromir Jagr, me 47 vjet është kthyer përsëri në akull. Pas një viti mungesë ka luajtur për klubin e tij çek, Kladno, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info. 

“Nuk e kam lehtë që në këtë moshë të stërvitem dhe të luaj, nuk jam aq i lëvizshëm si më parë, i kam 118 kg., por do ta ndihmoj klubin aq sa mundem”, ka thënë jar.

Jagr është hokejisti më i mirë evropian i të gjitha kohërave, është hokejisti i dytë më i mirë në NHL me numrin pikëve (mblidhen golat dhe asistimet), ndërsa në vitin 1999, kur kishte shkuar në NHL, me 18 vjet ishte hokejisti më i ri, ndërsa me 45 vjet ishte bërë hokejisti më i vjetër në ligën më të fortë të hokejit në botë - NHL. Ka luajtur për skuadrat si Pittsburg, Washington, New York Rangers, pastaj në Ligën KHL për klubin Avangard, për t’u rikthyer përsëri në NHL te klubet Philadelphia, Dallas, Boston, New Jersey, Florida dhe Calgary. Në vitin 1998 ka qenë fitues i medaljes së artë olimpike si dhe fitues i medaljes së bronztë në vitin 2006. /Zëri/