Formacioni i javës në Bundesliga, Rashicën e 'tradhëton' dost

Sport February 19, 2019 - 11:20
Detajet

Në fundjavë, është zhvilluar java e 22-të e kampionatit elitar gjerman, Bundesliga.

Pas fitores së Bayern Munich ndaj Augsburg të premten me rezultat, 3:2 dhe barazimit pa gola mes Nurnberg dhe Borussia Dortmund, gara për titull është ri-hapur.

Tashmë, diferenca e pikëve mes liderit, Dortmundit dhe bavarezëve është ngushtuar në vetëm tri pikë, shkruan Zëri.

Në fitoren e Bayern Munich të premten, shkëlqeu Kingsley Coman, i cili shënoi dy gola dhe tani sulmuesi francez është përzgjedhur në mesin e më të mirëve të kësaj xhiro në Bundesliga.

Image

Vëmendje të madhe në këtë xhiro mori edhe Claudio Pizzarro.

Veterani me t’u inkuadruar në ndeshjen, Hertha – Werder Bremen, shënoi golin e barazimit (1:1) dhe për ta shkruar historinë duke u bërë golashënuesi më i vjetër në Bundesliga si 40-vjeçar e 136 ditë.

Dhe natyrisht se një vend për të ka qenë i rezervuar në formacionin e javës.

Image

Vlen të përmendet se edhe Milot Rashica luajti nga minuta e parë kundër Herthës, por pa bërë ndonjë impakt të rëndësishëm./Zëri/