Interi arrin fitoren e tretë rresht

Sport February 17, 2019 - 20:25
Lexo Detajet

ëInteri ka marrë pikët e plota në “Giuseppe Meazza” ndaj Sampdorias, duke triumfuar 2-1

Interi i Luciano Spallettit s’e ka ndërmend të ndalet.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24, zikaltrit morën tri pikë pas fitores 2-1 ndaj Sampdorias.

Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë, pas disa minutave të zjarrtë në “Giuseppe Meazza”, brenda vetëm pesë minutave.

Fillimisht, mbrojtësi Danilo D'Ambrosio kaloi Interin në epërsi duke shënuar për 1-0 në minutën e 73’, shkruan Express.

Gëzimi i vendasve zgjati shkurt, pasi Manolo Gabbiadini barazoi 1-1 në minutën e 75’.

Por, Interi arriti menjëherë të kalojë sërish në epërsi. Ishte mesfushori, Radja Nainggolan, ai që shënoi një gol të bukur për 2-1 në minutën e 78’, që doli të jetë gol i tri pikëve, pasi deri në fund të takimit, pavarësisht rasteve – portat nuk u tundën më.

Pas kësaj fitore, Interi ka blinduar pozitën e tretë dhe ka shkuar në kuotën e 46 pikëve, 4 më shumë se Milani.