Sot ceremonia e varrimit të Emiliano Sala, ky është zhvillimi i fundit

Sport February 16, 2019 - 08:31
Detajet

Trupi i Emiliano Sala ka arritur në Argjentinë të premten, para ceremonisë së varrimit të tij në vendlindje.

"DailyMail" ka publikuar pamjet të një furgoni, i cili ishte duke e bartur trupin e futbollistit argjentinas në aeroportin e Buenos Aires me ndihmën e policisë.

Trupi pritet të shkojë në Progreso, rreth 538 kilometra larg Buenos Aires për varrim, shkruan Zëri.

Image

28-vjeçari ishte duke udhëtuar në Uells për të nënshkruar me klubin e Cardiff Cityt pas largimit nga Nantes më 21 janar.

Por, aeroplani i tij, "Piper Malibu" u përplas me sipërfaqen e detit në Kanalin Anglez dhe argjentinasi ndërroi jetë.

Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë edhe trajneri i Cardiff Cityt, Neil Warnock dhe shefi ekzekutiv, Ken Choo./Zëri/