Bayern Munich vazhdon me fitore, i rri mbrapa Dortmundit

Sport February 15, 2019 - 22:33
Detajet

Bayern Munich ka regjistruar fitore të vështirë në kuadër të kampionatit gjerman, Bundesliga.

Në ndeshjen e zhvilluar në "WWK Arena", bavarezët kanë mposhtur si mysafir Augsburgun.

Image

Skuadra e Niko Kovac mposhti Augsburgun me rezultat, 3:2 për ta vazhduar ndjekjen e Dortmundit në luftën për titull, shkruan Zëri.

Golat për mysafirët i shënuan dy herë Kinglsey Coman ('17,'45) dhe David Alaba ('53).

Kurse, për vendasit shënuan auto-gol nga Leon Goretzka ('1) dhe Dong Won ('23).

Image

Pas 22 javësh, Bayerni renditet në vendin e dytë me 48 pikë, dy pikë larg vendit të parë, Dortmundit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, Augsburg renditet në vendin e 15-të me vetëm 18 pikë pas 22 ndeshjeve./Zëri/