E 'dashura sekrete' e Emiliano Sala bën një veprim emocional për futbollistin e ndjerë

Sport February 15, 2019 - 22:08
Detajet

Një volejbolliste braziliane, thuhet se ka pasur një lidhje sekrete me futbollistin e ndjerë, Emiliano Sala, pasi ajo ka bërë një tatuazh të argjentinasit në kujtim të tij.

Luiza Ungerer, 31-vjeçare, e cila luan për Beziers Angels në Francë, ku Sala e kaloi pjesën më të madhe të dekadësb së fundit duke luajtur futboll, ka numrin e fanellës së tij në dorën e majtë.

Ajo e publikoi tatuazhin në rrjetet sociale, me mesazhin: "Përgjithmonë Emi", shkruan Zëri.

Image

Numri '9' është tatuazhi i saj i ri me disa lule përkrah numrit.

Luiza ka folur për mardhënien që ka pasur me 28-vjeçarin në një intervistë për "Globo", duke thënë se të dy ishin takuar në Francë.

Ajo e kishte përshkruar Sala si njeri të thjeshtë me zemër të dëlirë dhe pa qëllime të këqija.

Image

Kujtojmë se Sala ndërroi jetë pasi aeroplani i tij u përplas në sipërfaqen e detit kur ishte rrugës për në Uells./Zëri/