'Nxehet' derbi mes Dritës dhe Gjilanit, gjithçka fillon me 'thumba' në rrjete sociale

Sport February 15, 2019 - 21:42
Detajet

Derbi nuk shkon pa ngacmime as edhe këtë herë. Dy klubet kanë shfrytëzuar faqet e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook” për ti dhënë ‘goditjet’ e para njëra tjetrës, teksa kanë ‘thumbuar’ përmes logove.

Ishte fillimisht klubi bardh e kaltër që në njoftimin e ndeshjes ka ngjyrosur logon e klubit kuq e bardh, duke i fshirë vitin e themelimit dhe më pas duke e modifikuar atë nga 1945 në 1995.

Image

Foto: Drita FC ka modifikuar logon e SC Gjilani nga 1945 në 1995

Duarkryq nuk qëndruan as në kampin bardh e kuq, të cilët gjithashtu modifikuan logon e rivalëve të përbetuar, shkruan Gazetasheshi.

Përveq që ngjyrosën më tepër se zakonisht, ata i fshijnë datën e themelimit (1947) duke u kundërpërgjigjur kështu për “dissin” e lëshuar.

Image

Foto: SC Gjilani i fshijnë vitin e themelimit 1947 Drita FC

Të dy klubet gjithashtu kanë raportuar për vendtakim të ndryshëm.

Derisa Drita FC ka shkruar se ndeshja do të luhet në stadiumin “Selami Osmani – Bezi”, SC Gjilani ka shkruar se dueli do të zhvillohet në “Agim Ramadani – Katana”.

Vetëm disa thërmime ndaj njëra tjetrës para duelit të nxehtë të së shtunës, i cili fillon nga ora 13:30.