Legjenda Luan Krasniqi kujton meçin e 15 vjetëve më parë, fjalë prekëse për kundërshtarin e tij të ndjerë!

Sport February 15, 2019 - 01:29
Zbuloni detajet

Boksieri i peshave të rënda, Sinan Samil Sam, ka ndërruar jetë katër vite më parë, më 30 tetor të vitit 2015.

Legjenda e boksit Luan Krasniqi, i ka rikujtuar disa momente me boksierin e ndjerë.  

Për Krasniqin Sam ishte mik, me të cilin 15 vite më parë kishte zbritur në ring.

“15 vite më parë luftova për titullin e Kampionit Evropian në peshat e rënda kundër Sinan Samil Sam. Pusho në paqe shoku im, Sinan”, ka shkruar Luan Krasniqi në rrjetin social Instagram. /Zëri.info/