Ndizet atmosfera para ndeshjes

Sport February 12, 2019 - 20:15

Manchester United e PSG sonte prej orës 21.00 e zhvillojnë ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, dhe nëse vlerësohet disponimi i tifozëve, pritet Një ndeshje e ‘nxehtë’ ndërmjet dy gjigantëve evropian. 

Mijëra tifozë të PSG-së janë mbledhur në qendër të Mançesterit dhe me këngë e flakadanë po ‘nxehen’ për të shkuar drejt Stadiumit ‘Old Trafford’.

Siç bëjnë të ditur mediat angleze, transmeton zeri.info, në Mançester priten rreth 3 mijë tifozë mysafirë, ndërsa policia ka tërhequr vërejtjen për mundësinë e tollovisë në qytet dhe në transportin publik. /Zëri/