Lajmi i fundit: Edon Zhegrova shuan dilemat në rrjetet sociale, kjo është e ardhmja e tij

Sport February 03, 2019 - 19:12
Zbuloni detajet

Edon Zhegrova përfundimisht do të largohet nga Genk.

Nesër ai pritet t'i bashkohet skuadrës së madhe zvicerane, Basel.

Para pak minutash, ai ka publikuar një foto në rrjetin social, Instagram, raporton Zëri.

Mesfushori kosovar shihet se është në Zvicër, teksa e ka bërë të ditur edhe lokacionin.

Reprezentuesi kosovar nuk kaloi aspak momente të mira te Genk këtë sezon, duke u injoruar vazhdimisht.

Madje, para pak ditësh, klubi belg zyrtarizoi Juyta Ito, i cili vjen si pasardhës i Zhegrovës.

Nesër pritet të bëhet prezantimi i ish-anëtarit të Prishtinës në Basel./Zëri.info

Image

Image