Gjiganti evropian e do Pogban

Sport February 03, 2019 - 12:47
Detajet

Juventusi ende është duke shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, transmeton zeri.info

Klubi italian është duke menduar për transferimin e reprezentuesit francez gjatë afatit kalimtar të verës.

25-vjeçari kishte qenë pjesë e torinezëve gjatë periudhës 2012-2016, gjatë së cilës kishte fituar katër tituj të ligës italiane.

Pavarësisht se futbollisti e ka rigjetur formën e tij më të mirë nën urdhrat e trajnerit të ri të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, Juventusi ende është duke shpresuar për nënshkrimin e tij gjatë verës.

Gjiganti italian po mendon që ta përforcojë sa më shumë skuadrën në mënyrë që të arrijë suksese në Evropë./Zëri