Përfundon gjithçka, Edon Zhegrova prezantohet te klubi i ri të hënën

Sport February 01, 2019 - 00:03
Detajet

Edon Zhegrova ka vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

Reprezentuesi kosovar ka arritur marrëveshje me klubin e madh zviceran, Basel.

Afatin kalimtar të janarit, Zhegrova e filloi duke marrë interesime nga Milani, Barcelona dhe Lazio, raporton Zëri.

Por, në këtë aspekt, më serioz u tregua Baseli që siguroi shërbimet e kosovarit.

Zhegrova do të prezantohet të hënën te Baseli, teksa do të jetë marrëveshje huazimi me të drejtë blerje.

"Edon Zhegrova do të prezantohet zyrtarisht te Baseli më katër shkurt", ka shkruar Arlind Sadiku, gazetar, në Facebook./Zëri/