Reali pas dy yjeve të Juventusit

Sport January 30, 2019 - 17:02
Detajet

Real Madridi është duke shprehur interesim për dy futbollistët e Juventusit, Alex Sandro dhe Paulo Dybala, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se gjiganti madrilen e dëshiron transferimin e Sandros dhe të Dybalas gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madridi nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë së fundmi dhe është vënë në kërkim të përforcimeve për edicionin e ri./Zëri