Sadiku rikthehet fuqishëm, gjen golin me Luganon: E çoj ekipin në… Europa League

Sport January 23, 2019 - 22:42
Lexo Detajet

Edhe pse për rreth 1 vit e gjysmë, e ka kaluar tek Legia e Varshavës në Poloni, dhe tek Levante në Spanjë, Armando Sadiku duket se nuk është shkëputur kurrë nga ekipi i Luganos.

Sulmuesi i Kombëtares, ka filluar të tregojë se është i rëndësishëm për ekipin, dhe vetëm në seancën e dytë stërvitore, ka shënuar edhe një gol. Në një prononcim për “RSI” në Zvicër, tregon për këto momente të para pas rikthimit.

“Këtu i njoh të gjithë çunat, dhe është një atmosferë shumë e bukur. Nuk jam ende në 100% tim, por kemi edhe 2 javë deri në ndeshjen e parë me Tunin. Është e rëndësishme të stërvitemi mirë dhe të jemi gati për takimin. Të gjithë ata që më njohin, e dinë se sa ambicioz jam dhe se jam më të mirën në fushë. Dua të rikthehem në nivelet më të larta. Dy vite më parë, isha këtu tek Lugano dhe bëmë histori duke u kualifikuar në Europa League. Besoj tek ky objektiv i klubit, sepse jemi edhe në Kupë” – deklaroi Sadiku.

Sadiku gol ne stervitje on Vidnews.

">http://

Sadiku gol ne stervitje on Vidnews.