Sarri 'godet' Hazardin

Sport January 23, 2019 - 16:44
Detajet

Maurizio Sarri i ka lavdëruar kualitetet e Eden Hazard, mirëpo ka thënë se ylli i Chelseat nuk është lider.

Sarri u nervozua me lojtarët pas humbjes nga Arsenali në vikendin e kaluar, ku ka thënë se është e vështirë që t’i motivosh këta lojtarë, transmeton Gazeta Express.

“Ai është më shumë lojtar individual sesa një lider”, tha Sarri për belgun.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne, pa dyshim, ai është një lojtar i madh. Ai mund ta fitojë një ndeshje në brenda dy minutave, nganjëherë në një minutë”.

“Ai është njëri ndër më të mirët në botë, mirëpo për momentin nuk është lider”.

Hazard në këtë stinor ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 10 asiste në 28 paraqitje në të gjitha garat.