Beckham blen aksione te klubi anglez

Sport January 23, 2019 - 13:05
Detajet

Ish-futbollisti anglez, David Beckham ka blerë 10% të aksioneve të klubit Salford City, duke iu bashkuar ish-bashkëlojtarëve të tij te Manchester United, Gary dhe Phil Neville, Nicky Butt, Ryan Giggs dhe Paul Scholes si bashkë aksionarë te ky klub, transmeton zeri.info

David Beckham ka blerë 10% të aksioneve të klubit Salford City, duke iu bashkuar kështu ish-bashkëlojtarëve të tij te Manchester United si aksionar te klubi. Beckham i është bashkuar ish-bashkëlojtarëve Gary dhe Phil Neville, Nicky Butt, Ryan Giggs dhe Paul Scholes si bashkë aksionarë në klubin që është duke luftuar për ngjitje në kategorinë e katërt angleze.

Belrja e këtyre aksioneve bën që Peter Lim të mbetet njeriu me më së shumti aksione në klub, duke zotëruar 40% të aksioneve dhe në një deklaratë të lëshuar nga klubi, biznesmeni tha se ai do të vazhdojë t’i ofrojë stabilitet financiar klubit dhe do ta ndihmojë progresin e tij.

Salford City momentalisht zë vendin e tretë në kategorinë e pestë të futbollit anglez, por janë vetëm një pikë larg Leyton Orient, që kryeson ligën dhe Solihull Moorsit me 16 ndeshje të mbetura në kampionat.

Beckham deklaroi se është kënaqësi për të që i bashkohet ish-bashkëlojtarëve të tij si bashkë aksionar në klub.

“Është një klub shumë i veçantë dhe ka një grup të veçantë njerëzish. Vitet e mia të para në Mançester i kisha kaluar në Salford. U rrita këtu në shumë mënyra, kështu që mundësia që më në fund t’i bashkohem djemve dhe klubit sot (e mërkurë) është një ndjesi e mirë. Salford City ka arritur aq shumë suksese në një periudhë të shkurtër kohore, tifozët janë të jashtëzakonshëm dhe unë jam shumë i kënaqur që do të kalohu më shumë kohë në Salford përsëri”, deklaroi Beckham./Zëri