Zyrtare: Viktor Kuka largohet nga Drita, befason me ekipin e ri

Sport January 22, 2019 - 20:25
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi Viktor Kuka nuk do ta vesh fanellën e Dritës në stinorin pranveror.

Ish-futbollisti i Prishtinës është huazuar tek Ferizaj.

“Ju njoftojmë që para pak qastesh është arritur marrëveshja në mes të dy klubeve dhe lojtarit që për gjashtë muajt e ardhshëm Viki ti mbrojë ngjyrat e ekipit të KF Ferizaj.

Viki në këtë sezon pati pak hapësirë për lojë, dhe kjo lëvizje është vlerësu si e nevojshme për dy palët, e sidomos për lojtarin që të ketë më shumë minutazhë loje”, shkruan Drita FC. /Zëri.info