Ronaldo pranon dënimin e Gjykatës, zbulohet arsyeja se pse ai nuk do t'i nënshtrohet burgut

Sport January 22, 2019 - 11:02
Detajet

Cristiano Ronaldo e ka pranuar dënimin për akuzat e fshehjes së tatimit në Spanjë.

Superylli i Juventusit është akuzuar se nuk ka paguar rreth 12 milionë euro taksa për të drejtat e imazhit të tij mes viteve, 2010-2014.

33-vjeçari i veshur me stil, kishte arritur në mëngjesin e sotëm në Gjykatë përkrah të dashurës së tij, Georgina Rodriguez, raporton Zëri.

Ronaldo e ka pranuar dënimin dhe kështu do të detyrohet t'i paguajë autoriteteve spanjolle një shumë prej 16.5 milionë funte.

Image

Ai iu tha gazetarëve pas daljes nga Gjykata: ''Gjithçka mirë'', dhe u largua i buzëqeshur.

Edhe ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Xabi Alonso ishte i pranishëm në Gjykatë sot.

Përfundimisht, ai edhe nuk do t'i nënshtrohet burgut për shkak se kjo ishte aktakuza e parv në drejtim të portugezit./Zëri/