Premier League në panik, transferimi rekord ishte në avionin që është zhdukur

Sport January 22, 2019 - 10:15
Detajet

Ka shqetësime se transferimi rekord i Cardiff Cityt, Emiliano Sala ka mundur të jetë në avionin që është zhdukur së fundmi.

Kërkime të mëdha kanë filluar pasi u konfirmua se avioni, 'Piper Malibu' është larguar nga radari, raporton Zëri.

Image

Avioni privat ishte duke fluturuar nga Nantes, Francë, në Kardif dhe ka zëra që konfirmojnë se lojtari i lartëcekur ka mundur të jetë në bord.

Mediat në Francë shkruajnë, megjithatë, se ka shqetësime të mëdha te Cardiff City, skuadra e lojtarit.

Sipas gazetarëve francez, Sala është parë duke hipur në këtë avion, ani pse kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Image

Klubi uellsian e transferoi sulmuesin argjentinas të shtunën e fundit si përforcimin rekord të klubit./Zëri/