Klubi italian dëshiron t’i bëjë tre shqiptarë bashkë

Sport January 21, 2019 - 17:11
Detajet

Blerim Xhemaili mund t’ju bashkohet Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit në Atalanta

Atalanta mund të bëhet klubi i parë nga Serie A në të cilin luajnë tre futbollistë shqiptarë, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, klubi nga Bergamo ia ka vënë syrin mesfushorit shqiptar Blerim Xhemaili, i cili pritet të largohet nga Bologna gjatë janarit.

Klubi nga Serie A e sheh përfaqësuesin zviceran si zëvendësues të Pasalicit.

Ndërkohë, Xhemaili mund të bëhet futbollisti i tretë i Atalantas pasi aty momentalisht luajnë dy shqiptarë tjerë, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Xhimshiti.

Ndërsa, tek Lazio luajnë Valon Berisha e Thomas Strakosha, e tek Udinese, Valon Behrami.