Messi nuk ka konkurrencë, regjistron tjetër rekord impresiv

Sport January 21, 2019 - 10:43
Detajet

Edhe në ndeshjen e tretë radhazi, pasi e shënoi golin e 400-të kundër Eibarit, ndaj Levantes arriti shifrën e 800 golave dhe asistimeve me fanellën e Barcelonës, Lionel Messi arriti një rekord. 

Ernesto Valverde nuk kishte planifikuar t’i angazhonte as Messin e as Rakiticin në ndeshjen e fundit ndaj Leganesit, për t’i ruajtur për përballjen me Sevillën për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit, raporton Zëri.

Por, një  gol i shënuar nga Martin Braithwaite ia komplikoi planet Barcelonës kur u barazua rezultati në 1:1, trajneri Valverde i futi në lojë Rakiticin dhe Messi.

Image

Në minutën e 71-të Suarez riktheu epërsin e Barçës (2:1), ndërsa në kohën shtesë Messi realizoi golin e fundit të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar, 3:1. 

Me këtë gol Messi u bë golashënuesi më i mirë në La Liga në mijëvjeçarin e tretë si zëvendësues, me 22 gola të realizuar./Zëri/