Hajdari dhe Shabani zbulojnë arsyen se pse kaluan te Gjilani

Sport January 20, 2019 - 16:51
Detajet

Dy ardhjet e reja te Gjilani, Kushtrim Shabani dhe Fiton Hajdari, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, u shprehën mjaft të lumtur për aventurën e tyre të re.

Shabani dhe Hajdari, dy përforcimet e djeshme kanë rritur numrin në pesë të trasnferimeve gjatë këtij afati kalimtar te skuadra gjilnase, raporton Zëri.

Mesfushori dhe sulmuesi nga Podujeva kanë rritur cilësitë brenda Gjilani, ku më parë ata kishin dëshmuar cilësitë e tyre futbollistike në kampionatin kosovar.

Image

Fiton Hajdari, i cili ishte shpallur kampion i Kosovës me ish-skuadrën e tij, Trepça'89, u shpreh mjaft i lumtur me aventurën e tij të re.

Ai tha se projekti i Gjianit dhe dëshira për të luajtur para "Skifterave" e bindën atë të transferohet te skuadra nga Anamorava.

"Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje me Gjilain, i cili është një klub mjaft serioz dhe me një projekt shumë ambicioz, gjithashtu edhe tifozëria e Gjilanit, "Skifterat", tha sulmuesi i krahut, Hajdari.

Kushtrim Shabani, i cili luan pozitën e mesfushorit dhe gjithashtu ishte pjesë e reprezentacionit të Kosovës për grupmoshat U-21,tha se në Gjian erdhi duke parë seriozitetin dhe ambiciet e klubit, të cilat e bindën atë të shijoj aventurën e tij në Gjian.

"Gjilani është një klub mjaft serioz dhe ka ambicie të mëdha me një projekt fantastik, prandaj nuk ishte e vështirë ta bëja zgjedhjen time se ku ta vazhdoj karrierën''.

Image

"Gjithashtu dua t'i falëmnderoj tifozët për mikpritjen, dhe shpresoj që së bashku me ta të fitojmë shumë ndeshje", u shpreh mesfushori Shabani.

Kujtojmë se Gjilani nesër udhëton drejt Shqipërisë, ku do ta vazhdoj fazën përgaditore. Ekspeditës së Gjilanit do t'i bashkangjitën edhe dyshja nga Podujeva./Zëri/