Xherdan Shaqiri ka arsye për festë, ky lajm do ta gëzojë tejmase

Sport January 19, 2019 - 09:35
Detajet

Liverpooli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Premier League.

"Të Kuqtë'', kur ka kaluar gjysma e kampionatit, kanë pësuar vetëm një humbje.

Jurgen Klopp, trajneri gjerman ka një fond të jashtëzakonshëm të lojtarëve, e shumica prej tyre janë të rinjë, raporton Zëri.

Image

Kryesia e klubit nga Marseyside ka kryer një punë të madhe edhe për të ardhmen e tyre, teksa ata janë të 'blinduar' tashmë.

Lojtari i fundit që nënshkroi kontratë të re me Liverpoolin ishte mbrojtësi, Andy Robertson, i cili tani është i kontraktuar deri në vitin 2024.

Pothuajse të gjithë lojtarët kryesor kanë kontrata edhe për katër-pesë vite.

Ndoshta kjo ju intereson edhe për Xherdan Shaqirin. Mesfushori nga Zhegra e Gjilanit ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.

Për më shumë, në foton e mëposhtme mund ta shihni vlefshmërinë e kontratave të yjeve të Liverpoolit./Zëri/ 

Image