Hidhet shorti, ja kundërshtari i Barcelonës

Sport January 18, 2019 - 18:07

Është hedhur shorti në Spanjë, për Kupën e Mbretit, kupë që së fundmi është personalizuar nga Barcelona, duke qenë se e ka fituar më shumë herë nga të gjithë, shkruan panorama.com.al.

Në short nuk ka pasur çifte shumë të forta, përveç Barcelonës që do të ndeshet me Sevillën. Real Mardidi do të ndeshet me Gironën, që është shumë e rrezikshme dhe që diskualifikoi Atleticon e Madridit për të ardhur deri këtu.

Ndërsa dy çiftet e tjerat janë Valencia-Getafe dhe Espanyol-Betis.

Datat dhe oraret e ndeshjeve do të bëhen publike më vonë nga Federata spanjolle.