Liridon Latifi realizon eurogol ndaj Baselit

Sport January 17, 2019 - 18:46
Lexo Detajet

Sulmuesi nga Prishtina, Liridon Latifi, ka realizuar euro-gol për Pushkash Akademi në ndeshjen miqësore ndaj Baselit, raporton Zëri.info.

Futbollisiti i Kombëtares shqiptare, ka luajtur 90-të minuta në këtë ndeshje derisa  realizoi nga goditja e lirë.

Baseli e fitoi këtë takim me shifrat 2:1, kurse golin e parë për zvicerianët e realizoi sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti.

Latifi në këtë ndeshje ishte lojtari më i mirë në fushë.

Latifi është zhvilluar si futbollist në Kosovë te Flamurtari dhe Prishtina.

Ai ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut të Korçës. /Zëri.info