Mourinho befason të gjithë: Kjo është skuadra më e mirë që e kam drejtuar

Sport January 17, 2019 - 17:42
Detajet

Jose Mourinho ka zbuluar se Interi i tij i periudhës 2008-2010 është ekipi më i mirë që ai ka stërvitur, transmeton zeri.info

Mourinho fitoi titullin e ligës italiane dy herë radhazi, derisa triumfoi edhe në Ligën e Kampionëve para se të shkonte te Real Madridi.

“Ekipi më i mirë? Ju e dini se më duhet ta them Interin sepse ata kanë fituar gjithçka”, deklaroi Mourinho.

“Ata fituan të gjitha kompeticionet, ata fituan tripletën, e mposhtën skuadrën më të mirë në botë, Barcelonën 3:1, e mposhtën Bayern Munichun 2:0 në finalen e Ligës së Kampionëve, fituan ligën në Itali me një numër fantastik pikësh, fituan kupën dhe fituan tre finale në 10 ditë, kështu që më duhet ta them që ata janë skuadra më e mirë”, shtoi ai./Zëri