Mbappe do ta fitojë 'Topin e Artë'

Sport January 17, 2019 - 12:55
Detajet

Kylian Mbappe është duke vazhduar me formën e tij të jashtëzakonshme edhe gjatë këtij edicioni. Bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini, Angel di Maria, beson se nëse vazhdon me një ritëm të tillë, reprezentuesi francez shumë shpejt do ta fitojë “Topin e Artë”, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Angel di Maria beson se bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini Kylian Mbappe do ta fitojë “Topin e Artë” në të ardhmen, duke e cilësuar reprezentuesin francez si një fenomen.

Mbappe ishte fituesi i parë i trofeut “Kopa” për lojtarin e ri më të mirë në botë në ceremoninë e “Topit të Artë” për vitin 2018 dhe shumë njerëz kanë vlerësuar se ai mund ta fitojë çmimin më prestigjioz individual të futbollit në botë në vitet në vazhdim.

Ai momentalisht kryeson listën e golashënuesve të ligës franceze me 14 gola dhe Di Maria nuk ka dyshim që nëse 20-vjeçari vazhdon me këtë ritëm ai mund të bëhet njëri prej më të mirëve në historinë e futbollit.

“Kylian është një fenomen. Që prej largimit të tij nga Monaco, ai është rritur shumë si lojtar dhe ka qenë i jashtëzakonshëm në Kupën e Botës”, ka deklaruar Di Maria.

“Nëse ai vazhdon kështu, i rrethuar nga bashkëlojtarë me potencial të madh, ai do të evoluojë edhe më shumë dhe pa dyshim se do ta fitojë ‘Topin e Artë’”, shtoi argjentinasi. 

Përderisa Mbappe dhe Neymar kanë zënë ballinat e gazetave franceze gjatë kohëve të fundit, Di Maria është kthyer në një lojtar kyç për trajnerin Thomas Tuchel, që prej ardhjes së gjermanit në “Parc des Princes”.

Forma e Di Marias bëri që ai të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare në tetor dhe ai është shumë i lumtur me rolin e tij në ekip. “Ai ka një besim të madh tek unë sepse vitin e kaluar unë nuk munda të luaja aq sa dëshiroja. Kur ai erdhi, ne patëm një takim. Ai erdhi të më vizitojë në Barcelonë, kur isha me skuadrën e Argjentinës dhe ai thjesht më tha se dëshironte që unë të qëndroja, që nuk kishte opsion tjetër. Ajo që ka rëndësi për mua është që të jap më të mirën, t’i jap atij përkushtimin që ai ka për mua dhe të tregojë veten time në fushë. Unai Emery po luante një sistem me tre sulmues, kështu që jam i lumtur që luaj më shumë. E di se duhet të të punoj në mbrojtje për të balancuar skuadrën, por kjo është në rregull përderisa vazhdoj të luaj”, u shpreh reprezentuesi argjentinas.

Paris Saint-Germaini momentalisht qëndron në krye të ligës franceze me 13 pikë më shumë sesa vendi i dytë dhe duket se është duke ecur drejt titullit të jashtë brenda shtatë vjetëve të fundit./Zëri