Futbollisti nga Kosova merr lajmin e trishtë, do të mungojë një muaj

Sport January 16, 2019 - 17:46
Detajet

Eros Grezda pritet të mungojë rreth një muaj. Lajm i mirë dhe lajm i keq në të njëjtën kohë.

“Panorama Sport” ka mësuar se situata e lojtarit nuk është aq alarmante sa mendohej në fillim, gjithsesi nuk e ndihmon aspak futbollistin kuqezi.

Nëse mund të ketë një gjë të mirë në këtë rast është se pikërisht ky alarm është shmangur, pra vonesa mund të jetë maksimumi tri deri në katër javë, ndërsa mendohej se mund të nevojitej akoma edhe më shumë në fillim.

Image

Gazeta mëson se mesfushori me tipare sulmuese të Kombëtares që është i përshtatur si sulmues anësor, do të mungojë rreth një muaj.

Grezda ka bërë kontrollet e nevojshme në Skoci, të cilat i kanë saktësuar deri diku edhe periudhën që do të duhet të pushojë.

Grezda pësoi një goditje në kaviljen e djathtë gjatë një seance stërvitore. Ishte afrimi më i ri i Rangers, Jermain Defoe, i cili gjatë një momenti në stërvitje ka ndërhyrë ashpër mbi këmbët e shqiptarit, e cila ka rezultuar më tej një goditje fatale që i ka shkaktuar dhimbje dhe dëmtim.

Image

Pas seancës stërvitore, mesfushori me tipare të avancuara i Kombëtares shqiptare, u pa të dilte nga fusha e lojës me paterica dhe me një mbështjellëse dhe mbrojtëse të kaviljes.