Klubi gjerman ‘ka mbledhë mend’

Sport January 16, 2019 - 15:00
Detajet

Borussia Dortmund viteve të fundit është profilizuar si një prej klubeve me politikën më të mirë sportive në Evropë. Skuadra kryesuese e kampionatit gjerman të futbollit ka ardhur deri te praktika e përkryer ‘blej lirë, shit shtrenjtë’, gjë e cila është vërtetuar me tre transferet e fundit, prej të cilave ka fituar madje 300 milionë euro, shkruan index.hr për informatën e marrë nga ‘Bild’, përcjell Zëri.info.

Ousmane Dembele i është shitur Barcelonës për 105 milionë euro, ndërsa një vit e gjysmë më parë ishte blerë për vetëm 15 milionë euro.

Situatë e njëjtë është edhe me rastin e futbollistëve Pierre-Emerick Aubameyang, Christian Pulisic, Shinji Kagawa dhe disa të tjerë, nga e cila Borussia ka përfituar shuma të mëdha parash.

Ndërkohë bëhet e ditur se është një klub të cilit Borussia nuk do t’i shesë futbollistë. Natyrisht, fjala është për Bayernin, i cili nga skuadra verdhë e zi kishte marrë futbollistët Lewandowski, Götze dhe Hummels./Zëri/