United përgatit ofertë për yllin holandez

Sport January 16, 2019 - 13:15
Detajet

Manchester Unitedi është i gatshëm që të dërgoj disa skautë për të vëzhguar sulmuesin e PSV Eindhovenit, Steven Bergwijn, derisa gjiganti anglez pritet që të bëj një ofertë prej 25 milionë funtesh për lojtarin, transmeton zeri.info

E përditshmja angleze “The Sun” raporton se trajneri i “djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer është një tifoz i madh i reprezentuesit holandez dhe dëshiron ta sjellë lojtarin në “Old Trafford”.

Bergwijn ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje këtë edicion për PSV-në, derisa më herët gjatë këtij sezoni kishte debutuar edhe me përfaqësuesen holandeze./ZëriImage