Koha kur Edon Zhegrova u shpall futbollisti më i mirë në kampin e Milanit në Prishtinë

Sport January 16, 2019 - 10:31
Detajet

Gjatë gjithë ditës së djeshme, mediumet italiane shkruanin për ardhjet e mundshme te Milani.

Njëri prej emrave më të lakuar ishte edhe i yllit të Përfaqësueses kosovare, Edon Zhegrova.

Zhegrova nuk e ka besimin e mjaftueshëm nga trajneri, Philipp Clement, ndërsa mund të largohet nga Genk, raporton Zëri.

Image

Zhegrova që ka nisur karrierë futbollistike te Flamurtari dhe Prishtina, shumë shpejtë mund të transferohet te Milani.

Ndërsa, vlen të përmendet se super-talenti kosovar kishte marrë edhe në një kamp të mbajtur nga Milani në vitin 2011.

Në atë kamp, ai ishte përzgjedhur si lojtari më i mirë./Zëri/ 

Image