Zyrtare: Dje ndau rrugët me Gjilanin, sot prezantohet te klubi tjetër i Superligës

Sport January 16, 2019 - 10:16
Detajet

Gjilani konfirmoi gjatë ditës së djeshme se ka ndarë rrugët me mesfushorin, Ledjon Muça.

Muça erdhi te klubi gjilanas gjatë verës së kaluar, por drejtuesit arritën marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Megjithatë, Muça do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, raporton Zëri.

Ballkani ka njoftuar në paraditën e sotme se mesfushori do t'i bashkangjitet rrugëtimit të klubit.

Përveç kësaj, 'Xhebrailat' kanë bërë të ditur se skuadra ka filluar sot përgatitjet në Durrës para fillimit të stinorit pranveror.

Ballkani është skuadra më e përforcuar e këtij afati kalimtar, teksa dje transferoi sulmuesin e njohur serb, Demir Avdic./Zëri/