Biseda e gjyqtarëve të VAR-it në momentin kontravers, në ndeshjen, Real Madrid - Sociedad

Sport January 15, 2019 - 17:06
Detajet

Shefi i gjyqtarëve spanjoll, Carlos Velasco Carballo ka zbuluar detaje nga biseda mes zyrtarëve të VAR-it kur Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madridit, nuk mori penallti në humbjen e Real Madridi nga Real Sociedadi këtë muaj.

Carballo është paraqitur në një konferencë për shtyp pas zërave të vazhdueshëm në lidhje me sistemin e VAR, sistem i cili është implementuar për herë të parë në La Liga.

Në konferencën e sotme për shtyp, Carballo ka lëshuar video-inçizimin e bisedës mes gjyqtarit, Jose Luis Munuera Montero dhe zyrtarit të VAR, Mario Melero Lopez, raporton Zëri.

Menjëherë pasi Munuera JMontero vendosi kundër dhënies së penalltisë, Melero Lopez dëgjohet duke thënë: ''Dua ta shoh sërish atë, mos lejo që Montero ta ri-nisë ndeshjen'', më pas i kërkon zyrtarit të VAR ta ri-shikojë incidentin.

"Ngadalë, le ta shohim një tjetër dhe mos e lejo atë ta ri-nisë ndeshjen'', tha ai, para se të konkludonte:

"Asgjë, vazhdo lojën, gjithçka mirë, Jose Luis''./Zëri/