Sassuolo i jep një ‘goditje’ të rëndë Milanit

Sport January 14, 2019 - 16:53
Detajet

Sassuolo nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Stefano Sensi, transmeton zeri.info

Milani kishte shprehur së fundmi interesim për mesfushorin, por Sassuolo i ka bërë të ditur kuqezinjve se nuk e ka ndërmend ta lëshojë Sensin.

Drejtori gjeneral i Sassuolos, Giovanni Carnevali thotë se klubi nuk e ka ndërmend që ta shesë Sensin.

“Lojtari ka pranuar oferta nga klube italiane dhe të huaja, por vullneti jonë është që të mos i lëshojmë lojtarët tanë më të mirë. Gjithashtu ne nuk shesim lojtarë në janar. Duncan gjithashtu do të qëndrojë me ne”, deklaroi Carnevali./Zëri