PSG-ja afër nënshkrimit me objektivin e madh të Barcelonës

Sport January 14, 2019 - 14:20
Detajet

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie De Jong pritet të transferohet te Paris Saint-Germaini, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Holandezit i është ofruar një kontratë pesë-vjeçare me pagë vjetore prej 8 milionë eurosh, derisa çmimi i lojtarit është duke u diskutuar mes klubeve dhe pritet të jetë rreth 75 milionë euro, transmeton zeri.info

De Jong ka qenë shpeshherë i lidhur me një kalim te Barcelona, por tani klubi francez është favoriti kryesor për të nënshkruar me 21-vjeçarin/Zëri

Image