Solari konfirmon lëndimin e yllit të Realit

Sport January 14, 2019 - 09:10
Lajmet e fundit nga sporti

Santiago Solari e ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit, Karim Benzema, i cili ka thyer gishtin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Betisit.

Real Madridi mbrëmë mori fitore me rezultatin 2-1 si mysafir ndaj Betisit në kuadër të xhiros së 19-të në La Ligë, transmeton Gazeta Express.

Benzema u rrëzua dhe ra mbi dorën e tij të djathtë, dhe ishte në dhimbje para se të largohej përpara përfundimit të pjesës së parë.

Benzema nuk u kthye më në fushë, dhe u zëvendësua me Cristo Gonzalez, i cili debutoi në La Ligë.

Image

Solari tha se francezi e ka thyer gishtin, mirëpo nuk dha informacione se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.

Benzema ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 19 paraqitjet e tij në këtë stinor