Nuk i përballuan konkurrencës, dy lojtarë i largohen Gjilanit

Sport January 13, 2019 - 11:36
Detajet

Futbollistët e dalur nga akademia e Gjilanit, për shkak të minutazhës së vogël dhe konkurrencës së madhe, janë larguar në huazim gjysmë sezonal.

Altin Aliu, sulmuesi i krahut në gjashtë mujorin e ardhëshëm do t'i bashkangjitet klubit nga Liga e Parë, Bashkimi.

Kurse, mbrojtësi qëndror, Kujtim Dubova do të kalojë te Kika, skuadra nga Hogoshti.

Image

Klubi i Gjilanit njofton se të dy lojtarët në fund të sezonit do të rikthehen në skuadër, pasi llogaritë në të dy futbollistët në të ardhmen e afërt.

Forma e tyre do të monitorohet nga afër, kurse klubi gjilanas u uron suksese dhe paraqitje të mira futbollistëve në aventurën e tyre të re./Zëri/ 

Image