Klubi shqiptar si Real Madridi, dhuron spektakël në zhveshtore

Sport January 09, 2019 - 15:05
Detajet

Kukësi ndodhet në Antalia ku po zhvillon minifazën përgatitore.

RTSH Sport ka arritur të sigurojë një video ku nënkampionët e Shqipërisë dhurojnë spektakël në dhomat e zhveshjes.

Pamjet janë xhiruar disa muaj më parë, teksa kapiteni Ylli Shameti mban topin me kokë me të gjithë futbollistët verilindor dhe në fund e fut në kosh.

Futbollistët e Realit kanë qenë ata që e kanë promovuar këtë loje në dhomat e zhveshjes, kur djali i mbrojtësit Marcelo, me kërcimin Samba me topin bëri xhiron e botës.