Veprimi i Bale që ''traumatizoi'' kampin madrilen pas humbjes nga Sociedadi

Sport January 07, 2019 - 16:17
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale është parë duke u larguar nga Bernabeu me veturën e tij para përfundimit të ndeshjes, në të cilën madrilenët pësuan humbje shokuese nga Real Sociedadi.

29-vjeçari nuk ishte i përfshirë në skuadrën, që pësoi humbje, 2-0 mbrëmjen e kaluar, pasi që ai është duke u rikuperuar nga një lëndim, të cilin e pësoi javën e kaluar.

Dhe derisa skuadra e tij ishte duke humbur, anësori është parë nga El Chiringuito TV duke u larguar me veturën e tij, transmeton Zëri.

Bale nuk ishte i obliguar që të ishte prezent në tribuna, por ishte aty në të shumtën e ndeshjes për t'i mbështetur bashkëlojtarët e tij.

Image

Por, Los Blancos ngecën në mungesë të tij, duke e pësuar humbjen e gjashtë të këtij sezoni.

Ish-ylli i Tottenhamit nuk ishte i pranishëm në stadium kur në minutën e 83-të, Sociedadi e shënoi golin e dytë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se pse Bale u largua me nxitim nga Bernabeu./Zëri/