Kampanja e Real Madridit kundër VAR - madrilenët kanë fakte

Sport January 07, 2019 - 14:15
Real Madridi e ka filluar një kampanjë kundër teknologjisë së VAR-it.

Real Madrid Television ka lansuar pamjet nga ndeshja, Eibar – Real Madrid, ku Munuera Montera, gjyqtari për ndeshjen ndaj Real Sociedad, ishte zyrtar i VAR-it në Ipurua.

Skuadra madrilene pësoi dje humbje nga Real Sociedadi në ‘’Santiago Bernabeu’’, nën drejtimin e gjyqtarit, Manuel Melero dhe zyrtarit të VAR-it, Melero Lopez.

Dje, VAR ia anuloi Real Madridit një penallti të qartë, kur Rulli rrëzoi Vinicius Junior në zonën e rrezikshme.

Manuera nuk vendosi për penalltim dhe Lopez nuk tha asgjë, që nënkuptoi se incidenti nuk u ri-shikua, transmeton Zëri.

ë Polémica derrota ante la Real Sociedad. #RMLigahttps://t.co/BujxQt9eVK

Pas ndeshjes, lojtarët e Real Madridit dhe stafi kritikuan vazhdimisht zyrtarët e ndeshjes.

Në minutën e 15-të të ndeshjes, Escalante shënoi golin e epërsisë pas një ndërhyrje të dështuar nga Ceballos. Goli ishte ri-shikuar nga VAR për një offside të mundshëm, teksa vendimi final ishte se goli ishte i rregulltë.

Në pamje, shihet veprimi i zyrtarëve të VAR-it, i cili konsiderohet si ‘’Anti-Real Madrid’’, nga kampioni aktual i Evropës./Zëri/