Largohet pas katër vjetësh

Sport January 07, 2019 - 11:22
Detajet

Qendërmbrojtêsi prishtinas i Llapit, Dardan Jashari i ka ndarë rrugët me skuadrën nga ‘Zahir Pajaziti’, shkruan ‘Zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.

Ja postimi i Jasharit:

“Çdo fillim e ka fundin... Me anë të këtij postimi desha të ju njoftoj se që nga sot nuk jam pjesë e Llapit. Pas 4 vite e gjysmë pjesë e këtij klubi, sot edhe zyrtarisht po largohem për një rrugëtim të ri në karrierën time. Për gjatë këtyre 4 vite e gjysmë kaluam shumë momente të mira, gëzimi e hirdhërimi, u shpallëm kampionë të Ligës së Parë, arritëm në finale të Kupës, ishim gjithnjë pretendent kryesor për titull por sot është mbyllja e një kapitulli shumë të rëndësishëm në karrierën time. Falenderim i madh takon për ish-kryetarin e klubit, Nexhat Dumnica, kryesinë e vjetër dhe këtë aktuale, ish-trajnerin Tahir Batatina, të gjithë trajnerët që punuam së bashku, lojtarët, ekonomët. Falenderim i veçantë për qytetin e Podujevës dhe tifozerinë "Legjendat" që për këto 4 vite e gjysmë më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Po largohem, por me shumë krenari sepse në asnjë ndeshje nuk e kam përmbyllur pa e dhënë maksimumin nga vetja ime gjithnjë duke mbajtur me dinjitet e krenari fanellën e klubit të Llapit”. Me respekt Dardan Jashari