Tronditet Spanja, vdes talenti i ri katalanas

Sport January 07, 2019 - 08:59
Lajmet e fundit nga sporti

Alex Perera është një vogëlush që praktikonte futbollin, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 12-vjeçare. Pjesë e ekipit katalanas të Granolers, që militon në kategorinë e katërt, ai kapiteni i klubit.

Kjo vdekje ka tronditur që të gjithë vendin iberik, por jo vetëm. Aleksi kishte thënë se gjatë festave nuk ndihej mirë dhe shkaqet e ndërrimit të jetës së tij nuk janë akoma të qarta.

Klubi ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku ka shprehur keqardhjen e thellë dhe mbështetjen për familjarët e vogëlushit: “Aleks Parera, lojtar i Granolers, na la sonte.”

"Nga klubi ne duam të dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve në këtë kohë të vështirë. Nga sot në të gjitha ndeshjet e futbollit ju paraqesim si kapiten. Një yll që gjithmonë do të shkëlqejë me dritën e vet", ka qenë postimi i klubit.

Image

Image